Alban Hoxha mbush 30 vjeç, Çiljeta i organizon festë surprizë

Alban Hoxha mbush 30 vjeç, Çiljeta i organizon festë surprizë

Alban Hoxha ka festuar ditëlindjen në një rreth të ngushtë miqsh. Dje, ai mbushi 30 vjeç dhe në vend të një feste madhështore të raportuar live nga pjesëmarrësit, zgjodhi një mbrëmje me miqtë në një nga lokalet e Tiranës, ku nuk munguan detajet festive siç ishin tullumbacet apo kapelet e ditëlindjes, por edhe topi i futbollit si duket te fotoja me Renato .

Çiljeta, 32, shkëlqente me një fustan gold të ngushtë festiv, ndërsa djali që festonte nuk kishte zgjedhur asgjë më shumë sesa një pulovër me xhinse.

Në festë kanë qenë sigurisht lojtarët e ekipit të Partizanit dhe trajneri Sulejman Starova, i cili edhe ka kënduar duke e surprizuar portierin e tij.

Në një nga tryezat festive shohim Klodiana Shalën dhe gazetarë të shoëbizz-it që më shumë mendojmë duhet të jenë miq të Çiljetës sesa të Albanit, megjithatë për një çift miqtë e njërit janë dhe të tjetrit e me sa duket Albani dhe Çiljeta edhe pse nuk flasin për historinë e tyre, kanë një marrëdhënie shumë të konsoliduar.

Ata janë të dy prindër dhe prej kohësh, mediat shkruajnë për historinë e tyre të dashurisë.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone