A e dini sa vjeç është Salsano Rrapi?! Do të befasoheni

A e dini sa vjeç është Salsano Rrapi?! Do të befasoheni

Moderatori dhe aktori i spektaklit të humorit ‘Portokalli’, Salsano Rrapi, dje ka festuar ditëlindjen dhe miqtë e tij janë kujdesur për t’ia bërë sa më të veçantë këtë ditë.

Ajo shprehja “femrat nuk pyeten për moshën”, duhet zgjeruar edhe me ca meshkuj. Ata nuk e tregojnë moshën në pamje, kështu që më mirë të vazhdosh t’i mendosh, pa e ditur moshën, gjithmonë të rinj, siç edhe duken. Salsano Rrapi meriton një vend në këtë komunitet meshkujsh. Por duket se sekretin ja ka zbuluar pikërisht miku i tij.

Aktori ka marrë dy torta nga kolegët e tij, Gaz Paja dhe Florian Binaj, por detaji në tortën e Florit na bën të dyshojmë që aktori ka mbushur 50 vjeç duke qenë që mbi të është një gjysmë portokall dhe një 50%.

“Kjo eshte torta e Florian Binajt per mua. Gjithmone i vecante ne ditelindjen time. Perqafime Flor”, shkruan Salsano.

Prezantuesi i Portokallisë ka qenë larg familjes në këtë ditë, në tur në Bulqizë me “Verë dhe Portokalle”, por miqtë e tij e kanë ndihmuar të ndihet si në familje duke e festuar të gjithë së bashku ditën e veçantë për Salsanon.

auto_64f9eabb9746e02fbfdec6b75b2ef0b31500632537

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *