<!--:al-->Studimi tronditës tek binjakët: Dalloni plakjen e shkaktuar nga duhani! (FOTO)<!--:-->

<!--:al-->Studimi tronditës tek binjakët: Dalloni plakjen e shkaktuar nga duhani! (FOTO)<!--:-->

Ne të gjithë e dimë se pirja e duhanit rrit normën e shpejtësisë së plakjes së lëkurës.

Tani shikoni rezultatet tronditëse, në sajë të një studimi të kryer kohët e fundit nga një ekip kirurgesh plastik.

Shkencëtarët kanë fotografuar 70 çifte të binjakëve pothuajse identik në tiparet e fytyrës. Kriteri kryesor i përzgjedhjes ishte: “një binjak duhanpirës, ​​ndërsa tjetri jo”.

Gjëja interesante është se edhe studiuesit nuk e dinin që në fillim nëse personi i fotografuar nga binjakët ishte një duhanpirës ose jo.

Normalisht jo duhanpirësit tregojnë më të rinj dhe me më pak rrudha, ndërsa duket se efektet rënduese të pirjes së duhanit në lëkurë janë më të përqendruara në të tretën e parë dhe të dytë të fytyrës.

Dallimi në rrudhat rreth hundës dhe gojës, qepallat, “qeset” nën sy dhe buzët, është mbresëlënës.

Shkencëtarët përmendin: “Pirja e duhanit shkakton uljen e oksigjenit duke plakur lëkurën dhe redukton qarkullimin e gjakut. Si rezultat, lëkura tregon rrudhat dhe plakjen shumë më tepër se tek jo duhanpirësit.”.

Është e habitshme që, edhe ata që kanë vendosur të lenë duhanin të paktën për disa vite, tregojnë ndryshim të dukshëm në krahasim me binjake e tyre që ende pinë duhan.

Një ndërprerje për pesë vjet, është e mjaftueshme që të keni rezultate të dukshme në shkallën e plakjes së fytyrës.

smokingtwin

smokingtwin1

smokingtwin2

smokingtwin3

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *