Sot është dita e Sindromës Down, në Shqipëri numurohen 684 të prekur

Sot shënohet përvjetori i 11-të i Ditës Botërore të Sindromës Down, dhe çdo vit në këtë datë zëri i individëve që kanë këtë sindromë apo i atyre që jetojnë me ta bëhet më i dëgjuar. “

Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje të gjalla rezulton me sindromën Down. Ndaj kjo ditë, për të theksuar të drejtat e tyre është themeluar në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromnës Down në Amerikë dhe është ndjekur nga shumë shtete më pas.

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi i të drejtave dhe nevojat për individët që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse në komunitetin ku jetojnë.

Një rezolutë për të observuar 21 marsin si ditën ndërkombëtare të sindromës down është adaptuar me konsensus nga asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara në dhjetor të vitit 2011. Prej 2012-ës 21 Marsi shënjohet dhe në Shqipëri.

Ndërsa në vendin tonë jetojnë rreth 684 individë me sindromën Down.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *