Rrezikojmë kancerin, koleren dhe tifon, zbulohet skandali me klorinimin e ujit në Tiranë

Rrezikojmë kancerin, koleren dhe tifon, zbulohet skandali me klorinimin e ujit në Tiranë

Mirëmbajtja e depove të ujit nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës duket të jetë në pikë të hallit duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

“Shekulli” shkruan sot duke iu referuar një dokumenti se gjatë kontrolleve janë hasur probleme të theksuara në këtë drejtim.

“Konsumimi i ujit të përzierë me klor të skaduar mund të shkaktojë çrregullime hormonale, anemi, diabet e kancer. Këto janë gjetjet në vetëm dy nga 111 depot e Tiranës.

Por, abuzimi bëhet drithërues, teksa një qytetar denoncon se depoja e Vaqarrit monitorohet nga roja i shërbimit vetëm gjatë paradites, ndërkohë që aty paga ndahet për tre turne.

Po kështu, i njëjti fenomen është vënë re edhe në depon e Linzës, Baldushkut, Krrabës.

Depoja e Zall-Herrit është tërësisht e rrënuar, ndërkohë, që në shumë depo dhe stacione pompash të tjera, si Mëzezi e Tapiza që ndodhen në anë të rrugës, rreziku është edhe më i madh, pasi mjafton një dorë e papërgjegjshme, e cila mund të helmojë gjithë popullatën.

Funksionimi i UKT-së në këtë situatë, merr përmasat e një superskandali që duhet hetuar, pasi ka rrezikuar seriozisht jetët e njerëzve, edhe pse rregullorja e përcakton qartë se si duhet të ruhen, mbrohen dhe dezinfektohen depot e ujit”, shkruan ndër të tjera gazeta”., – shkruan gazeta.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *