Pijet e gazuara dhe çaji nuk e zëvendësojnë ujin

Pijet e gazuara dhe çaji nuk e zëvendësojnë ujin

Konsumoni ujë për të plotësuar nevojën e trupit. Uji përbën 70% të trupit tonë dhe është një nga lëndët më të pazëvendësueshme për trupin. Nevoja e trupit për ujë mund të plotësohet edhe me anë të lëngjeve të tjera si lëngjet e frutave apo me anë të frutave si rrushi, shalqiri e të tjerë.

– Pijet e gazuara: Mendimi se pijet e gazuara plotësojnë nevojën e trupit për ujë është i gabuar. Tek pijet e gazuara gjendet shumë sheqer. Sheqeri i marrë në sasi të mëdha ndikon në metabolizmin e mëlçisë, mund të përballemi me yndyrosjen e saj.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit dhe acidit, pijet e gazuara ndikojnë edhe në prishjen e dhëmbëve veçanërisht tek fëmijët. Krahas kësaj obeziteti i shfaqur me anë të këtyre pijeve që në moshë të vogël më vonë mund të bëhet shkak i sëmundjeve të diabetit dhe të kancerit të krijuara si pasojë e sindromës metabolike dhe yndyrosjes së çrregullt. Për këtë arsye specialistët nuk e këshillojnë konsumimin e tyre. Në vend të tyre mund të konsumohen lëngje natyrale si dhalli, uji, lëngjet e sapo shtrydhura të frutave.

– Çaji: As çaji nuk e zë vendin e ujit. Çaji dhe elementë të tjerë të gjendur në pijet e gazuara shtojnë derdhjen urinare. Nga njëra anë ne mendojmë se shuajmë etjen, por nga ana tjetër dehidratohemi edhe më shumë. Këshilla e specialistëve është të pimë sa më shumë ujë për të plotësuar nevojën e trupit për ujë. Sepse, pijet e tjera pasi konsumohen do të shtojnë sasinë e sheqerit dhe kafeinës në trup dhe si rrjedhojë shtojnë edhe më shumë kërkesën e trupit për ujë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *