Kuroni gurët në veshka e fshikëzën e tëmthit me këtë lëng

Kuroni gurët në veshka e fshikëzën e tëmthit me këtë lëng

Rëra ose gurët në veshka dhe fshikëzën e tëmthit janë gjendje e zakonshme shëndetësore e cila prek shumë persona. Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave ose fishkëzës së tëmthit. Për të lehtësuar këto dhimbje dhe për të larguar gurët ose rërën nga veshkat ose tëmthi atëherë po ju sjellim një ilaç natyral, që nuk ka efekte anësore, dhe për më tepër është shumë efektiv.

Përbërësit:

30 gramë limon bashkë me lëkurë
30 gramë vaj ulliri ekstra të virgjër,
30 gramë rrënjë të majdanozit
30 gramë sheqer ngjyrë kafe,
30 gramë mjaltë të papërpunuar

Përgatitja:

Fillimisht lajeni limonin mirë, prejeni në copa dhe vendoseni në blender. Më pas qëroni rrënjët e majdanozit, prejeni dhe poashtu vendoseni në blender. Shtoni më pas mjaltin, vajin e ullirit dhe sheqerin. Përzieni të gjitha mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Çdo mëngjes në stomak të zbrazët konsumojeni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe poashtu edhe një lugë para se të shkoni për të fjeutr. Mbajeni këtë lëng në frigorifer në një shishe qelqi. Ky lëng është poashtu i shijshëm dhe freskues, por duhet ta keni parasysh që gjatë kohës së konsumimit të këtij lëngu, duhet të konsumoni edhe shumë ujë dhe lëngje të tjera.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *