Ja si mund të hiqni shenjat e mbetura nga lindja

Luhatjen në peshë janë një problem serioz për femrat pasi këto luhatje shfaqin strijat, që janë vija të bardha ose të kuqe. Strijat shfaqen edhe pas shtatëzanisë ose kur trupi zgjatet shumë gjatë adoleshencës.

Duke qenë se edhe pak po afron vera, është e rëndësishme që këto shenja të hiqen sa më shpejt që femrat të mos kenë komp[lekse për të dalë në rroba banjo.

Ja disa kura natyrale për të hequr strijat:

Lëngu i limonit:
Prisni një limon, shtrydhni lëngun dhe aplikojeni direkt tek pjesa e lëkurës ku keni strija.
Lëreni ashtu për 10 minuta dhe shpëlajeni pastaj me pak ujë të vakët.
Përsëriteni këtë trajtim disa herë në ditë.

Vaji i perimeve
Ka një arsye përse gratë indiane bëjnë masazh me vajra të ndryshme (vaji i kastorit, i ullirit ose vaji i zakonshëm për perime), pas lindjes së fëmijëve. Këto vajra mund të hidratojnë lëkurën dhe të heqin rrudhat dhe strijat.

Ngroheni pak vajin (vajin e ullirit, kokosit etj) dhe masazhoni me të pjesët e lëkurës ku janë formuar strijat para se të bini të flini. Lahuni në mëngjes me sapun dhe ujë të ngrohtë.

E bardha e vezës
Vëndosni në një enë të bardhat e dy vezëve, aplikojini ato tek pjesët e lëkurës ku janë shfaqur strija. Sapo e bardha e vezës të thahet, shpëlajeni atë me ujë dhe më pas zbuteni lëkurën me pak vaj ulliri.

Patatja
Prisni një gjysmë patateje në feta të holla. Merrini ato dhe mbuloni të gjithë pjesët ku janë formuar strijat. Lëreni lëngun e patates të thahet për pak kohë dhe pastaj lajeni atë me ujë të vakët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *