EKSKLUZIVE / Vezët e Bleonës? Flet gjinekologia, ja si bëhet procesi…

EKSKLUZIVE / Vezët e Bleonës? Flet gjinekologia, ja si bëhet procesi…

Nga Civitas.al

Një video e këngëtares Bleona Qerreti, ku ajo shfaqet duke kryer një injeksion në trupin e saj, si pjesë e një procesi për ngrirjen e vezëve, shkaktoi reagime të shumta dhe po ashtu një sërë pikëpyetjesh mbi këtë veprim. Civitas.al, ka pyetur mjeken gjinekologe Jonela Lulo, e cila sqaroi se gjithçka është normale dhe mund të kryhet edhe në Shqipëri, por vetem në disa spitalet private.

Ajo thotë se procedura kryhet nëpërmjet një ndërhyrje pa operacion, por nëpërmjet një ageje që futet në rrugë vaginale deri në vezore, e cila i merr vezët nga trupi i femrës, për ti ruajtur më pas në laborator në kushte speciale. Më pas ato mund të përdoren në momentin që gruaja vendos të ketë një fëmijë, duke u vendosur në mitër, pasi të fekondohen me spermatozoid.

Doktoresha sqaron se gjithçka bëhet lehtësisht dhe nuk ka asnjë pasojë mbi shëndetin e gruas. Sipas saj, ka shumë gra, që, për arsye të ndryshme, shëndetësore por edhe shoqërore, kërkojnë t’i ruajnë vezët e tyre për momente kur organizmi i tyre ka humbur pjellorinë. Kjo iu krijon atyre mundësinë të kenë një shtatzani edhe në mosha kur nuk munden.

Doktoresha sqaron se, në spitalin e saj, i kanë bërë të mundur shtatzaninë një gruaje 57 vjeçare. Megjithatë, sipas saj, duhet të ketë patjetër një limit për këtë, jo vetëm nga aspakti shëndetësor, pasi vjen një moshë kur shtatëzania bëhet e papërballueshme për trupin e femrës, por edhe nga aspekti social, pasi në një moshë të madhe gruaja e ka të vështirë të kryejë detyrimet e saj ndaj fëmijës.

Një problem i kohëve të sotme, sipas doktoreshës është rënia e madhe e fertilitetit dhe sidomos moshës së pjellorisë tek femrat. Kjo bën që gratë të kenë numrë të ulët vezësh dhe pamundësi për të patur fëmijë në mosha më të mëdha, ndërkohë që kushtet e sotme të jetesës, i bëjnë shpesh shumë prej tyre të shtyjnë shumë në kohë lindjen e fëmijëve. Kjo bën që shumë prej tyre të përdorin këtë shërbim, për të siguruar një shtatzani edhe në një moshë pas menopauzës. Civitas.al

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone