Zv/ministri grek: Turp! 25 vite më parë ishin emigrantë, sot refuzojnë refugjatët

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Greqi, Dimitris Vitsas, ka kritikuar ashpër vendet të cilat kanë refuzuar që të hapin dyert për emigrantët.

Megjithëse nuk përmend konkretisht Shqipërinë, ai thotë se “25 vite më parë mijëra persona nga vende të ndryshme emigruan në Greqi për arsye ekonomike, ndërkohë që sot qeveritë e këtyre vendeve po refuzojnë që të strehojnë azilkërkues nga Lindja e Mesme”.

Ministri grek e ka cilësuar veprim të turpshëm mos hapjen e kufijve, duke i konsideruar këto vende si ksenobe. Greqia po përballet me një situatë mjaft të vështirë, në kushtet kur 47 mijë emigrantë janë të bllokuar në territorin helen.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *