<!--:al-->Zgjedhjet në Maqedoni, Ministrat Besimi dhe Popovski raportojnë sot tek Fyle<!--:-->

<!--:al-->Zgjedhjet në Maqedoni, Ministrat Besimi dhe Popovski raportojnë sot tek Fyle<!--:-->

Ministrat Besimi dhe Popovski do të raportojnë sot për qasjet e partive të tyre për procesin e zgjedhjeve.
Zëvendëskryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi dhe Ministri i Jashtëm Nikolla Popovski të enjten në Bruksel do të takohen me eurokomisionerin për zgjerim, Shtefan Fyle.

Kabineti i zëvendëskryeministrit Besimi ka informuar mbi takimin duke theksuar se do të diskutohet për reformat e realizuara dhe sfidave me të cilat ballafaqohet Maqedonia në rrugën kah Bashkimi Evropian.

Por jozyrtarisht mësohet se zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare do të jenë në qendër të vëmendjes së këtij takimi, ky evrokomisioneri Fyle do të bëj të qartë qëndrimet e KE-së lidhur me zgjedhjet.
MinistratBesimi dhe Popovski do të raportojnë për qasjet e partive të tyre për proçesin e zgjedhjeve.

Në këtë takim do të bisedohet edhe për statusin e realizimit dhe prioritetet e ardhshme në pjesën e lirisë së shprehjes dhe sundimit të së drejtës, prioritetet e Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë, si dhe për shkallën e shfrytëzimit të IPA fondeve për vitet 2007-2013. Në kuadër të kësaj vizite do të zhvillohen edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë të BE-së.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *