Zëdhënësi i ambasadës greke poston në Facebook: Jugu i Shqipërisë është helen

Prej vitesh ka pasur një debat të ashpër mes Greqisë dhe Shqipërisë sa i takon pasardhësve tanë. Janë me dhjetëra e qindra dëshmi që vërtetojnë se paraardhësit tanë kanë qenë ilirët dhe shtriheshin përtej kufijve të sotëm shqiptar.

Nga ana tjetër, Greqia prej kohësh ka ngritur pretendime se në Jug të Shqipërisë kanë jetuar helenët. Mirëpo mediat greke kanë publikuar shkrime, që sipas tyre janë gjetur prova që fisi i kaonëve, që ka jetuar në zonën e Epirit dhe jugun shqiptar, është grek dhe jo ilir. Por teksa kjo çështje ka ngelur një përplasje në distancë, tashmë pjesë e debatit janë bërë dhe zyrtarë të lartë greke.

Ajo që i ka habitur të gjithë, ka qenë postimi që ka bërë më 14 mars zëdhënësi i ambasadës greke në Tiranë, Spyros Diamantis në Facebook. Edhe pse është një zyrtar i lartë i ambasadës, ai ka promovuar disi propagandën anti-shqiptare. Më konkretisht, në rrjetin social ai ka postuar shkrimin e një portali të vogël grek, i cili është shprehur ndër të tjera se, janë gjetur dëshmi që tregojnë se fisi i kaonëve ka qenë helen dhe jo ilir.

Ky debat ka kohë që zhvillohet, por nuk mundet që një zyrtar i tillë të bëjë promovime të tilla në rrjete sociale, duke treguar qartë përçmimin ndaj nesh dhe frymën anti-shqiptare.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *