Turistja vret mjellmën vetëm për të pasur një foto me të

Një turiste bullgare në liqenin e Ohrit në Maqedoni ka vrarë një mjellmë vetëm që të shkrepte një foto me të.

Gazeta “Macedonia Online” shkruan se turistja e tërhoqi me forcë mjellmën nga krahët dhe e nxori në bregun e liqenit. Pasi arriti të bënte një foto me shpendin, turistja e largua duke e lënë në breg mjellmën, e cila pak më vonë ngordhi.

Një dëshmitare foli për mediat lokale për skenën në fjalë, duke u shprehur se mjellma nuk iu drejtua gruas, por u mor me forcë prej saj. Ngjarja prekëse është publikuar në disa media të njohura ndërkombëtare.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *