Shiste drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari

Shqiptari me inicialet F.G. 36 vjeç u arrestua nga Policia e Venecias, pasi banesa e tij ishte kthyer në një vend për shitje droge.

Mësohet se aksioni i policisë është bërë në rrugën “Toni Benetton”. Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur rreth 8 kilogramë lëndë narkotike, gati për shitje.

Bëhet fjalë për 7.6 kilogramë kanabis sativa dhe 70 gramë kokainë, si dhe të tjera droga më të lehta dhe përzierës. Policia ka bërë të ditur se po të nxirrej në treg vlera e drogës shkonte tek 100 mijë euro.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *