Rëndohet situata e emigrantëve, 3000 sirianë në kufirin me Shqipërinë

Kanë arrituar në 3000 numri i refugjatëve sirianë që janë stacionuar në afrësi të kufirit të vendit tonë me Greqinë.

Nga e diela në mbrëmje e deri dje në mëngjes në bazën ushtarake Katsika pranë Janinës janë akomoduar 1100 refugjatë.

Këta ju shtohen pikave të tjera të akomodimit të refugjatëve sirianë në zonën kufitare me Shqipërinë si Konica, Doliana, Kozani e Filipiada.

Autoritete greke janë nën presion të madh nga fluksi i madh i refugjatëve, që vazhdojnë të mbërrijnë në Greqi ndaj edhe po përpiqen që t’i shpërndajnë në të gjithë vendin. Por, ajo që bie në sy është se në ditët e fundit akomodimi i tyre po devijohet ndjesëhm drejt kufirit me Shqipërinë. Pas rreth 160 vetave të vendosur në Konicë që është ngjitur me kufirin (5 kilometra larg Leskovikut) dhe rreth 200 të tjerëve në Doljana që është veçse 2 kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës, tashmë mbërrijnë edhe 1100 veta në Janinë.

Këta janë vendosur në ish-aeroportin ushtarak në Janinë, i cili ishte përgatitur këto ditë me emergjencë nga forcat ushtarake greke. Por ky është një kamp i sajuar për një qëndrim mjaft provizior. Aty kushtet janë shumë të vështira. Kjo pasi ky kamp në fushë të hapur dhe nuk ofron kushte si qendra të tilla në Konicë dhe Pogon ku u vendosën këto ditë grupe më të vogla të refugjatëve.

Kampi është i sajuar me 420 çadra ushtrie që kanë kapacitet për 8-10 persona në secilën. Aq të këqija janë kushtet në këtë kamp sad je disa refugjatë refuzuan qëndrimin në të. Sipas mediave greke aty kanë mbërritur 1200 veta, por 100 prej tyre refuzuan qëndrimin. Disa u kthyen me autobusë drejt Athinës, ndërsa të tjerë u larguan me këmbë për në qytetin e Janinës.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *