Presidenti Thaçi i bashkohet komunitetit LGBTI

Presidenti Thaçi i bashkohet komunitetit LGBTI

Në Paradën e Parë të Krenarisë së komunitetit LGBTI, që po mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, po merr pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Jam këtu për të shprehur gjithë mbështetjen institucionale ndaj komunitetit LGBTI dhe për konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta dhe se shtetit i Kosovës është i ndërtuar mbi parimet e lirisë dhe barazisë”, ka thënë Presidenti.

Më tej, Thaçi ka thënë se nuk do të lejohet që askush të kërcënoj dhe t’i cënojë të drejtat ndonjë individi apo ndonjë grupi.
Në Paradë, përveç Presidentit, po merr pjesë edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha. /Express/

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *