Përplasen 7 makina në rrugën e Kombit (Video)

Përplasen 7 makina në rrugën e Kombit (Video)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit, në pjesën e Kosovës. Siç raportojnë mediat në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 7 makina.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

Nga videoja e dërguar shihet që makinat kanë pësuar dëme të mëdha, kurse në vendin e ngjarjes gjendet edhe policia. Ka disa të plagosur, por jo viktima.