Një bakllava gjigande me hartën e Kosovës

Një bakllava gjigande me hartën e Kosovës

Ka përfunduar përgatitja e ëmbëlsirës bakllava, e cila ka përmasa mbi dy metra dhe me formën e hartës së Kosovës
4 mijë e 500 copa bakllava tashmë janë shpërndarë në sheshin ‘Nëna Terezë’. Përgatitja e ëmbëlsirës është bërë në mënyrë vullnetare nga disa qytetarë dhe është financuar nga fabrika e ëmbëlsirave “Missini Sweets”.

Qëllimi i organizatorëve është që të bëjnë 12 mijë të tilla në mënyrë që të arrijnë të thyejnë rekordin e librit ‘Guinnes’ të cilin e mban Turqia. Me këtë rast shumë qytetarë nuk hezituan të ndalojnë dhe të marrin pak nga bakllavaja e cila shërbehej falas.