Motra e Ivanoviç: Nuk kam fuqi të flas për tragjedinë e sotme

Motra e Ivanoviç: Nuk kam fuqi të flas për tragjedinë e sotme

Motra e liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare ‘Liri,demokraci,drejtësi’, Oliver Ivanoviç, Natasha, ka thënë se nuk ka fuqi të flasë për tragjedinë që goditi familjen e tyre këtë mëngjes.

Natasha Ivanoviç është shprehur se nuk ka fuqi të flas për tragjedinë dhe ka lutur të gjithë të kuptojnë këtë gjendje.

“Nuk kam asnjë fuqi për të folur. Kuptoni dhimbjen tonë”, ka thënë shkurt ajo.

Oliver Ivanoviç, u vra sot në ora 08:30 para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, teksa vrasja u konfirmua në ora 09:15, pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone