Mitrovicë, aktivitet solemn me rastin e ditëlindjes së Bill Clinton

Mitrovicë, aktivitet solemn me rastin e ditëlindjes së Bill Clinton

“Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton ka qenë personi kyç që ka ndryshuar qasjen botërore ndaj Kosovës njëherë e përgjithmonë dhe ai, për fat të mirë, të të gjithë shqiptarëve, por edhe të paqes në Ballkan, e bëri një gjë të tillë, duke dhënë urdhrin për intervenim ushtarak të forcave të NATO-s ndaj Serbisë”. Kështu u tha të hënën në Mitrovicë, në një solemnitet me rastin e 67-vjetorit të lindjes së mikut të madh të Kosovës, ish-presidentit, Bill Clinton, të organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës, Avni Kastrati, dhe Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajdin Abazi, ka thënë se organizimi i këtij përvjetori ka bërë që shqiptarët në mënyrë figurative dhe me modesti, të shprehin shumë nga ajo që kanë në zemër për Presidentin Clinton.

Ndërkaq, numri një i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka thënë se, pa dyshim që miku më i madh, ndër shumë miq të mëdhenj të Kosovës, Bill Clinton, e ndihmoi Kosovën dhe popullin e saj, në momentet më të vështira dhe atëherë kur më së shumti Kosova kishte nevojë.

Në anën tjetër, Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës ‘Miqtë e Amerikës’, ka dërguar mesazhe urimi dhe respekti për familjen Clinton, përmes të cilave, siç u shpreh ai, shqiptarët janë mirënjohës përjetë , për ndihmën amerikane.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *