Maqedonia hap kufirin për 450 emigrantë

Maqedonia, ka lejuar një grup klandestinësh të kalojë kufirin. Pas një pritje të gjatë, në shi dhe të ftohtë, 450 emigrantë, , prej të cilëve 260 fëmijë u transportuan me tren drejt Serbisë, ku më pas do të vijojnë udhëtimin drejt Perëndimit të Evropës. Por situata mbetet e njëjtë për qindra të tjerë, të cilët bëjnë thirrje për hapjen e kufijve në kohën që Bashkimi Evropian pritet të mbyllë rrugën e Ballkanit Perëndimor.

Këta janë klandestinët më me fat që janë lejuar nga autoritetet maqedonase të kalojnë kufirin, pas shumë ditëve dhe netëve të gjata në pritje në temperatura të ftoha dhe në shi, në një kamp të mbipopulluar pa ushqim dhe pa strehë.

Grupi, 80 për qind sirianë dhe 20 për qind nga Iraku, pas kalimit nga Greqia kaloi 24 orë në anën maqedonase të kufirit para se të nisej me tren.

Dhe siç shihet në portretet e tyre ravijëzohen buzëqeshje pavarësisht të papriturave që i presin, të tjerave barriera në të tjera vende.

Por në anën tjetër të kufirit maqedonas, në kampin Idomeni situata vijon të jetë alarmante dhe teksa Bashkimi Evropian po përgatitet të mbyllë rrugën ballkanike, ata bëjnë thirrje: Hapni dyert! Hapni kufijtë!

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *