Liberia e demaskon keq Serbinë: E njohim sovranitetin e Kosovës dhe do ta respektojmë

Liberia e demaskon keq Serbinë: E njohim sovranitetin e Kosovës dhe do ta respektojmë

Liberia i jep fund raportimeve të Serbisë se ia ka revokuar njohjen Kosovës. Qeveria e Liberisë thotë se do të vazhdojë të ketë raporte të mira me Kosovën dhe t’ia njohë sovranitetin, siç ka bërë në vitin 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë.

Me një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Liberisë janë demantuar plotësisht raportimet dhe deklaratat e zyrtarëve serbë se ky shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës shtet.

“Qeveria e Liberisë dëshiron t’i rrëzojë raportimet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënies diplomatike me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Liberisë, transmeton Gazeta Express.

Aty përmendin se Liberia ka qenë një nga shtetet e para që ka njohur sovranitetin e Kosovës më 30 maj të vitit 2008, pasi Kosova deklaroi pavarësinë e vet. Më tej thuhet se do të vazhdojnë të kenë raporte miqësore me Kosovën.