Kriza e emigrantëve, BE-ja 50 milionë euro ndihmë Maqedonisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç njoftoi se Bashkimi Evropian ka siguruar 50 milionë euro ndihmë për Maqedoninë për ballafaqimin me krizën e emigrantëve.

Deklarata me shkrim tregon rregullat sipas të cilave Komisioni Evropian transferon para për këtë qëllim janë shumë të ashpra.

“Një çështje e rëndësishme për të cilën autoritetet duhet të jenë të vetëdijshëm është se rregullat rreth asaj se si ne i përdorim paratë e taksapaguesve janë shumë të ashpra. Ne paratë e Bashkimit Evropian nuk i transferojmë direkt në llogaritë e qeverive, por i paguajmë sipas qëllimit, mbështesim apo financojmë logjistikë ose aktivitete bazuar në nevojat e identifikuara”, u shpreh Maja Koçijançiç.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se që nga fillimi i krizës së refugjatëve Komisioni Evropian deri më tani ka ndarë 16 milionë euro për Maqedoninë, për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të kufirit dhe gjendjes së emigrantëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *