Kotzias për bisedimet: Koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë

Kotzias për bisedimet: Koha për zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë

Edhe pse në Shqipëri ende Presidenti Ilir Meta nuk ka dhënë autorizimin për grupin e negociatorëve që do të ulen me palën greke për të gjetur një marrëveshje midis dy vendeve, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është shumë optimist për finalizimin e saj me sukses.

Në një intervistë për një media greke, Kotsiaz është shprehur se pas dy viteve bisedime ka ardhur koha që mes dy vendeve të ketë një marrëveshje.

“Pas dy vitesh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull me Shqipërinë”, deklaroi ai.

Deri tani, mes Greqisë dhe Shqipërisë është diskutuar vetëm në nivel politikë, ndërsa pritet plotfuqishmëria e Metës, që grupi negociatorë të nisë punën me palën greke për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund një herë e mirë konfliktit për çështjen e detit dhe disa çështje të tjera që janë lënë pezull për më shumë se 70 vite.