Kosova i kthen mbrapsht tekstet shkollore Serbisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka deklaruar se Kosova nuk do të pranojë tekstet shkollore në gjuhën serbe.

Ky veprim merret si masë reciprociteti ndaj Beogradit, që ktheu mbrapsht tekstet shkollore të Kosovës, duke mos lejuar të dërgohen në komunat e banuara me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Si ministër kam vendosur masat e reciprocitetit me Serbinë, duke kërkuar që asnjë tekst shkollor të mos hyjë në Kosovë”, ka deklaruar Bajrami. Ai ka pranuar sidoqoftë se një pjesë e librave ka hyrë nga Serbia në Kosovë në mënyrë të paligjshme.

Sipas Bajramit, për masën e reciprocitetit janë të njoftuara doganat dhe të gjitha institucionet tjera përgjegjëse.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *