Koalicioni PAN feston, Veseli e shpall Kryeministër Ramush Haradinajn

Koalicioni PAN feston, Veseli e shpall Kryeministër Ramush Haradinajn

PDK-AAK-NISMA kanë nisur festen e fitores në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës. Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ia ka dhënë fjalën Ramush Haradinajt duke e quajtur “Kryeministër”.

“I pari të flasë kryeministri”, u ka thënë Veseli simpatizantëve të mbledhur në shesh, në mesnatë.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, në adresimin e tij të fitores, ka vlerësuar se zgjedhjet e parlamentare të kenë qenë më të mirat që janë mbajtur në Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Sot Kosova ka fituar. Janë zgjedhjet më të mira që kemi mbajtur. Kosova sot ia ka dhanë fitoren tonë koalicionit tonë PDK-AAK-NISMA”, ka deklaruar i mandaturi për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“E di që na presin shumë punë”, tha Haradinaj, në shesh.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *