Italianët në protestë kundër Rencit, “Roma nuk shitet”

Mijëra qytetarë italianë po marshojnë sot në qendër të Romës pasi kundërshtojnë politikat e qeverisë Renci sa i takon privatizimeve dhe varfërisë.

Në manifestimin e sotëm u mblodhën punëtorë, mësues, përkrahës të së drejtës “banesë për të gjithë”, sindikata që janë kundër privatizimeve, degradimit të pasurisë publike, shkurtimeve në shërbimet sociale apo largimeve nga banesat.

Slogani kryesor i protestuesve ishte “Roma nuk shitet”. Forca të konsiderueshme policie bllokuan hyrjen e tyre në bashki.

Kryeqyteti italian drejtohet që prej nëntorit, pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Injacio Marino për afera korruptive, nga një prefekt i emëruar nga qeveria për të garantuar menaxhimin e qytetit deri në zgjedhjet e ardhshme.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *