Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës, përdorte fëmijë për tu maskuar

Policia Italiane në një operacion antidrogë koduar “Elio” ka shkatërruar një bandë trafikantësh shqiptare, mes të cilëve edhe një femër.

Pas hetimeve u ekzekutuan 6 urdhër arreste për shqiptarët, mes tyre edhe një femër, por emrat ende nuk janë publikuar. Ndërkohë për 4 të tjerë u la hetim në gjendje të lirë.

Nga 10 shqiptarët, 4 janë vëllezër dhe gruaja e arrestuar është bashkëshortja e njërit prej tyre.

Vlera e kokainës së sekustruar sipas tregut llogaritet në gjysmë milionë euro.

Shqiptarët shpërndanin kokainën teksa ishin në shoqërinë e fëmijëve të vegjel, 2 e tre vjeçarë, për të mos rënë në sy e si manovër për të mbajtur larg policinë.

Sipas policisë italiane, ata kanë të tjerë shqiptarë bashkëpunëtorë për të cilën po vijojnë hetimet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *