Imami për paradën e LGBTI: Le të bëjnë ç’të duan me b… e vet

Imami për paradën e LGBTI: Le të bëjnë ç’të duan me b… e vet

Komuniteti LGBTI më së shumti komentohet nga klerikët fetarë, të cilët e quajnë të papranueshme ekzistencën e orientimeve të ndryshme seksuale. Parada e Krenarisë e komunitetit LGBTI që do të mbahet nesër në Prishtinë, ka trishtuar disa nga hoxhallarët. Gazeta Express ka kontaktuar me Imamin e Drenasit, Osman Musliu, për ta pyetur se si e sheh ai këtë paradë.

Një hoxhë i Mitrovicës, pasi ishte njoftuar se në kryeqytet do të mbahet parada e komunitetit LGBTI, kishte dalë i tërbuar për të treguar tmerrin që, sipas tij, sjell orientimi i ndryshëm seksual.

Ai nuk kishte hezituar aspak që para xhematit të përdorë fjalët më fyese të mundshme ndaj këtij komuniteti.

Por ndryshe nga hoxha i Mitrovicës, flet imami i komunës së Drenasit, mulla Osmani, i cili njihet për deklarata aspak konvencionale.

Mulla Osmani thotë se nuk do të merrte pjesë nesër në paradë sepse nuk e sheh diçka të dobishme për vendin, por mbajtja e këtij aktiviteti thotë se nuk i pengon aspak.

“Thirrjes së komunitetit të LGBTI normalisht se nuk do t’i isha përgjigjur, por nuk do t’i kisha penguar të bëjnë dasmë për dhe në b… e vet derisa nuk ma rrezikojnë b… time”, është shprehur Mulla Osmani për Express, të hënën.

Por ai shton se organizimi i një parade të tillë është i panevojshëm.

Sipas tij, në Kosovë mjafton që Kushtetuta u garanton të drejtat dhe liritë për të jetuar – pa imponim dhe ashtu siç dëshiron secili.

Pritja e paradës u përcoll me komente të ashpra nga radikalët islamikë, por mulla Osmani thotë se nuk beson që do të realizohet ndonjë nga kërcënimet. Ai shton se komuniteti LGBTI, sipas tij, nuk do të duhej të krijonte hapësirë për kërcënime nga radikalët që thonë se po e luftojnë të keqen.

“Komuniteti i LGBTI-së do ishte mirë që të mos bëhet partner i tyre me provokime të hapura me parada e manifestime të ndryshme, që të iu japë alibi të shiten para popullit të Kosovës si myslimanë të devotshëm kinse e luftojnë të keqen”.

Imami nga Drenasi krejt në fund ka cituar Nastradin Hoxhën duke thënë, “O Zot ruana Nahijen time, dikur Katundin tim, dikur shpinë time, në fund b… time”. /Express/

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *