I ngacmoi bashkëshorten, shqiptari i drejton pistoletën në kokë italianit

Një 21­-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi kishte kërcënuar me pistoletë një shtetas italian.

Dyshohet se italiani i kishte ngacmuar bashkëshorten, e cila punonte si bariste në një lokal në Forli. I riu shqiptar e pasi e ndoqi me makinë italianin, doli nga automjeti dhe e kërcënoi me një pistolete, të cilën ia drejtoi në fytyrë.

“Mos e shqetëso më bashkëshorten time”, i tha ai 20-vjeçarit italian. Italiani nuk bëri denoncim për rastin në fjalë, por ngjarja u përsërit një muaj më pas. Pas denoncimit, policia ndaloi shqiptarin ku në automjet i gjeti dhe armën, të cilën e kishte fshehur poshtë sediljes. Pistoleta ishte e modeleve nga ato që përdor policia dhe në krehër kishte katër fishekë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *