Haradinaj takon Fylen: Zgjedhjet e parakohshme zgjidhin krizën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me emisarin e Çekisë për Ballkanin Perëndimor Sefan Fyle.

Haradinaj e ka njohur ish-komisionerin e BE-së me situatën në vend, si dhe i ka parashtruar zgjidhjen e gjendjes aktuale përmes zgjedhjeve të parakohshme.

“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar një takim me ish-komisionarin për Zgjerim, tani emisar i Republikës së Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Stefan Fyle, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Më parë Fylë është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, takim prej të cilit bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të mos kthehet në një vend manovrash ushtarake.

Dje presidentja Atifete Jahjaga thirri në një takim liderët politik të vendit, të cilët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës politike.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *