Greqia nis ndërtimi e kampeve të emigrantëve pranë kufirit me Shqipërinë

Greqia e tejmbushur nga emigrantët, ka nisur të ngrejë disa çadra në Janinë pranë kufirit me vendin tonë, ku do të qëndrojnë një pjesë e refugjatëve.

Autoritetet greke thanë se janë duke punuar për të ngritur tri qendra të reja që do të mirëpresin refugjatët dhe pikërisht në zonën e Janinës, një qytet në kufi me Shqipërinë.

Kampi do ngrihet në një ish- konvikt në fushën e Pogonit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë dhe pritet të strehojë 200 refugjatë.

Një tjetër kamp pritet të ngrihet në zonën e Filipiadha pranë Janinës. Ky kamp pritet të ketë një kapacitet prej 700 refugjatëve.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *