Greqia ngre 3 kampe të reja refugjatësh, afër kufirit me Shqipërinë

Autoritetet greke thanë se janë duke punuar fort për të ngritur tri qendra të reja pritjeje për refugjatët në zonën e Janinës, një qytet në kufi me Shqipërinë. Sipas burimeve zyrtare greke, veprimet po kryhen nga njësitë ushtarake.

Ato përfshijnë ngritjen e një kampi në një ish-konvikt në fushën e Pogonit, në afërsi të kufirit me Shqipërinë, i cili pritet pritet të strehojë 200 refugjatë.

Një tjetër kamp pritet të ngrihet në zonën e Filipiadha pranë Janinës. Ky kamp pritet të ketë një kapacitet për strehimin e 700 refugjatëve.

Disa ditë më parë, autoritetet greke zhvendosën 162 refugjatë nga porti i Pireut në një qendër refugjatësh në Konicë, një qytet rreth 60 km nga kufiri shqiptar.

Refugjatët i thanë medias lokale greke se ata janë të bindur të vazhdojnë udhëtimin e tyre në Gjermani dhe vende të tjera perëndimore.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *