Greqi, shkatërrohet rrjeti i drogës që drejtohej nga shqiptari

Një rrjet i shpërndarjes së së lëndëve narkotike në Universitetin e Selanikut është operacion shkatërruar nga policia greke.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 11 persona, nga të cilët 10 janë shtetas të huaj, përfshirë edhe shqiptarë.

Sipas mediave greke, ky rrjet i shpërndarjes së drogës në Universitet drejtohej nga një shqiptar 29-vjeçar. Ai ishte organizatori i grupit kriminal, i cili koordinonte dhe drejtonte lëvizjet e anëtarëve të tjerë.

Katër anëtarë të tjerë merreshin me furnizim, 5 të tjerë vëzhgonin situatën, ndërsa një 27-vjeçar mblidhte dhe ruante të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale e shpërndarjes së drogës tek studentët.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *