Edhe vëllai i kryeministri Isa Mustafa kërkoi azil në Gjermani

Njëri prej dy vëllezërve të kryeministrit Isa Mustafa ka kërkuar azil në dy shtete të Bashkimit Evropian, Francë dhe Gjermani, bëjnë me dije mediat kosovare.

Ragip Mustafa kishte migruar me valën e refugjatëve për shkaqe shëndetësore.

Ai kërkonte të operohej në zemër, megjithatë të dyja shtetet ja kanë refuzuar kërkesën.

Ai kishte kërkuar azil në kohën kur kryeministri Isa Mustafa kishte vizituar Gjermaninë. Atë kohë kryeministri nuk kishte shprehur ndjeshmëri për valën e migrimit. Kishte thënë se ata që po largohen kanë “iPhone,” para e rroga të mira.

Ragip Mustafa ishte në pritje të përgjigjes nga shteti gjerman nëse do t’i pranohej azili, në kohën kur Garda Federale në Berlin ishte rreshtuar për ta nderuar vëllanë e tij, që është kryeministër i Kosovës.

Udhëtimi i vëllezërve Mustafa në qershor të vitit të kaluar ishte i njëkohshëm, por i realizuar në rrugë tjera.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *