Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet çifti shqiptar

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një çift shqiptarësh, pasi në banesën ku jetonin janë gjetur drogë dhe armë.

Gjatë bastisjes së banesës në Rosta Nuova ku jetonin dy shqiptarët, Renato Hoxha 24 vjeç dhe Andja Bale 20 vjeç janë gjetur 110.000 euro, një armë Glok 45 me 191 plumba dhe pesë kg kokainë.

Policia ra në gjurmët e tyre, pasi gjatë një kontrolli rutinë gjeti në makinën e shqiptarit Hoxha plot 84 mijë euro, origjinën e të cilave i riu nuk kishte qenë në gjendje ta justifikonte. Hetimet e mëvonshme zbuluan se si ai ashtu edhe partnerja, kishin një standard të lartë jetese, ndërkohë që të dy ishin të papunë.

Pas këtyre hetimeve policia e Reggio Emilia bënë kontrollin në banesë, duke konfiskuar drogën e llojit kokainë, sasinë e konsiderueshme të eurove si dhe armën. Hetimet për rastin vijojnë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *