Detajet/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua në Itali (Foto)

Detajet/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua në Itali (Foto)

Policia italiane vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ekzekutimit mafioz të Artion Shaskaj, 33-vjeçari shqiptar, pronar i një picerie në komunën e Velletrit, në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u qëllua nga afër nga një killer, me gjasë profesionist. Siç rrëfejnë dëshmitarët në vendngjarje, dy persona me motor iu afruan Shaskajt pranë hyrjes së picerisë, dhe e qëlluan tre herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshohet se përpara se ta ekzekutonte, vrasësi e ka thirrur në emër shqiptarin. Në brendësi të lokalit të viktimës, gjendeshin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël, 4 dhe 5 vjeç.

Artion Shaskaj, i cili në zonë njihej me emrin Toni, ishte një person që nuk njihej për problematik në zonë.

Sipas mediave të vendit fqinj, ai gëzonte vlerësimin e banorëve të Velletrit dhe ishte një njeri paqësor. Autoritetet italiane njoftuan se momentalisht nuk përjashtohet asnjë pistë. Prokuroria vijon hetimet dhe po analizon kamerat e zonës për identifikimin e autorëve të vrasjes.

fghhhhhh

ghjjkkkkkk

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *