Bosnja do njohë Kosovën? Vuçiç kërcënon keqaz fqinjët

Bosnja do njohë Kosovën? Vuçiç kërcënon keqaz fqinjët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të Bakir Izetbegoviqit se Bosnja dhe Hercegovina do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

“Disa mendojnë se Serbia nuk është mjaftueshëm e përulur dhe e poshtëruar dhe se vetëm një Serbi e përulur dhe e poshtëruar është Serbi e mirë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj Izetbegoviqit.
“Ajo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon”, ka thënë presidenti serb.
Sipas tij, intervista e Izetbegoviqit për DË, ku flet për njohjen e Kosovës, do të ketë pasoja afatgjata politike dhe ligjore.
“Po të thosha unë që duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja në Hagë”, ka thënë Vuçiq, por duke “harruar” se Kosovën e kanë njohur 108 shtete të botës, kurse Republika Serbe është pjesë e Bosnjë.
Më pas Vuçiq kërcënon Bosnjën. “Shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar me këtë intervistë. Përgjigjja serbe do të pasojë pas disa ditësh”, është kërcënimi i Vuçiqit për Bosnjën.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone