BE: Raundi i ri i bisedimeve Prishtinë – Beograd, pa rezultat

BE: Raundi i ri i bisedimeve Prishtinë – Beograd, pa rezultat

Në valën e re të bisedimeve në mes të Prishtinës e Beogradit, në nivelin teknik, të zhvilluar në Bruksel, nuk është arritur ndonjë rezultat
Kështu u bë e ditur nga Komisioni Evropian, duke bërë thirrje palëve që të bëjnë më shumë në arritjen e marrëveshjes, si një element bazë drejt integrimit në BE.

Ekipet e bisedimeve të të dyja vendeve, të Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequra nga Avni Arifi, nga pala kosovare dhe Marko Gjuriq, nga pala serbe, u takuan në Bruksel nga 19-21 mars, ku zhvilluan takimet në nivelin teknik.

“Ndonëse bisedimet ishin korrekte, megjithatë nuk u arritën rezultate të pritshme drejt përparimit në zgjidhjen e çështjeve”, deklaroi Maja Kociançiq.

Tutje, Kociançiq theksoi se “pa avancimin e dialogut që çon drejt arritjes së Marrëveshjes së gjithëmbarshme në normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve, nuk do të ketë integrim në BE”.