Athinë, kapet shqiptari me 13 kg kokainë në aeroport

Ditën e sotme në aeroportin e Athinës është arrestuar një shqiptar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi u kap me 13 kg kokainë.

Sipas të dhënave të deritanishme bëhet e ditur se droga u zbulua nga autoritetet gjermane, e fshehur në disa pjesë motori anijeje që vinin me avion nga Panamaja.
Autoritetet gjermane kanë njoftuar policinë greke, ndërsa droga u kap në Athinë.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit 43-vjeçar të arrestuar si dhe dy të tjerëve të shpallur në kërkim policor, ndërsa vijojnë hetimet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *