Arrestohet shqiptari me 32 kg marijuanë
Policia italiane ka arrestuar një 54-vjeçar shqiptar në qytezën e Taranto-s, pasi është kapur me 32 kg marijuanë.
54 vjeçari u ndalu teksa po drejtonte makinën tej normave të lejuara në afërsi të kryqëzimit të Taranto-Bateri.
Pas ndalimit shqiptari ka treguar shenja nervozizmi, gjë që detyroi policët të bënin një kontroll të makinës. Droga ishte fshehur në një çantë në bagazhin e makinës. Lënda narkotike ishte ndarë në 20 pako.