Aktivistët e Vetëvendosjes qëllojnë me vezë ministrin e Punës

Sërish incidente në Kosovë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është qëlluar me vezë. Ky akt është marrë përsipër nga Lëvizja Vetëvendosje, që ka publikuar edhe pamjet filmike të momentit të goditjes së ministrit me vezë. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE hodhën vezë mbi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin.

“Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja”, thuhet në deklaratë.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *