Admirali italian: Shqipëria s’do kthehet në urë kalimi për emigrantët

Ish-shefi i mbrojtjes italiane, admirali Luigi Binelli Mantelli, beson se Shqipëria nuk do të bëhet urë kalimi për emigrantët.

Mantelli thekson në një intervistë për “EuObserver” se ka shumë pak rrezik që emigrantët të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, duke përdorur Shqipërinë si urë lidhëse. Ai shprehet se Shqipëria ka një kontroll mjaft të kujdesshëm të kufijve dhe nuk vuan nga emigracioni i paligjshëm.

“Shqipëria ka një kontroll të kujdesshëm mbi kufijtë dhe nuk vuan nga emigrimi ilegal. Ajo ka një dëshirë të fortë të punojë me vendet e BE-së sepse do të bëhet anëtare e familjes evropiane dhe sepse është një aleat me të drejta të plota në NATO-s”, shprehet admirali.

Mantelli ka qenë drejtues i mbrojtjes italiane nga viti 2013 deri në 2015. Ai ka marrë pjesë në operacionet italiane për krizën e emigrantëve në vitet 1990, kohë kur Italia përjetoi eksodin masiv të shqiptarëve. Admirali italian thotë se kriza në vitet 1990 u stabilizua vetëm falë bashkëpunimit me qeverinë postkomuniste të Shqipërisë.

“Për të përballuar të tilla flukse emigracioni, duhet një bashkëpunim i sigurt mes vendeve të përfshira”, shprehet Mantelli.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *