300 grabitje në një vit, pranga 10 shqiptarëve në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga 10 shqiptarë, anëtarë të një bande grabitëse. Në një hark kohor prej 10-12 muaj këta persona kanë ekzekutuar rreth 300 grabitje në rajonin e Toskanës.

Të dhjetë shqiptarët e arrestuar janë pa leje qëndrimi të rregullt në shtetin italian. Urdhër arresti është lëshuar gjithashtu dhe për një tjetër shqiptar, anëtar i kësaj bande që aktualisht ndodhet në territorin shqiptar.

Policia bën me dije se ata kanë grabitur 70 banesa, 150 salla video pokeri, bar e lokale publike, si dhe kanë vjedhur rreth 100 automjete.

Gjatë arrestimit Policia italiane ka sekuestruar një pjesë të konsiderueshme të objekteve të vjedhura si dhe armë, municione e materiale të përdorura për të kryer grabitjet.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *