2 mijë refugjatë thyejnë kordonin, kalojnë nga Greqia në Maqedoni

Afro 2 mijë refugjatë kanë mundur të thyejnë “gardhin” kufitar duke kaluar nga Greqia në Maqedoni.

Siç shihet edhe nga pamjet, refugjatët kalojnë lumin duke ecur për disa orë në shi dhe në një terren të vështirë. Familje të tëra mbanin mbi supe fëmijët dhe sendet e tyre, të cilat i kishin me vete në kampin e Idomenisë.

Në tentativë për të kaluar kufirin maqedonas, tre refugjatë afganë humbën jetën mëngjesin e sotëm. Dy burra dhe një grua humbën jetën teksa përpiqeshin të kalonin lumin Suhareka.

Policia maqedonase ka arrestuar një grup prej 40 gazetarësh evropianë, për mbulim ilegal të udhëtimit epik të refugjatëve. Reporterët duhet të paguanin një shumë rreth 200-250 euro për të marrë lejen.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *