16 vjeçari shqiptar plagos shokun e tij pas një sherri në futboll

Policia italiane ka arrestuar një adoleshent shqiptar të moshës 16­-vjeçare, pasi akuzohet se ka goditur me thikë shokun e tij.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur shqiptari dhe italiani kishin patur një sherr para ndeshjes së futbollit.

Minoreni italian, 15­-vjeçar e kishte qëlluar me grusht shqiptarin.
Në përfundim të ndeshjes, shqiptari ka marrë një thikë kuzhine në shtëpi dhe e fshehu në pantallona.

Pasi iu afrua italianit, ai e goditi në gjoks duke e plagosur rëndë. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe pasi gjendja e tij u përmirësua u mor në pyetje nga Policia.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *