Zhvillohen me probleme zgjedhjet e PS-së në Gjirokastër. Lazaratasit nuk votojnë

Në Bashkinë e Gjirokastrës dhe Vlorës mbahen sot votimet për zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e PS-së që do të mbahet më 19 mars. Mësohet se procesi i votimit në Bashkinë e Gjirokastrës ka nisur me parregullsi të shumta, ndërsa në Vlorë deri tani procesi vijon normalisht.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputetët e PS, Koço Kokëdhima, Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Mira Shehu, Vladimir Kosta, Dashamir Kamberi dhe Andrea Marto ka mbërritur në Vlorë ku po mbikëqyr procesin. Rama është shprehur se, procesi i zgjedhjes së delegatëve po shkon i qetë dhe pa probleme. “Qeveria po shëron kancerin që ka prekur vendin në 25 vite”, ka theksuar Rama.

Anëtarët e PS-së në Bashkinë e Gjirokastës deklarojnë se nuk gjejnë emrin në listat e zgjedhjeve. Madje ata thonë se kandidatët nuk janë ata që kanë zgjedhur.

“Nuk gjejmë emrin në listat e zgjedhjeve. Kandidatët nuk janë ata që kemi zgjedhur”, kanë thënë anëtarët e PS-së.
Ndërkaq mësohet se banorët e Lazaratit nuk kanë pranuar të marrin pjesë në votime.

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *