Zbardhet skema, ja si partitë e vogla penalizohen nga mungesa e koalicioneve

Zbardhet skema, ja si partitë e vogla penalizohen nga mungesa e koalicioneve

Zbardhet skema që penalizon partitë e vogla nga mungesa e koalicioneve, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Partitë e vogla të majta dhe të djathta rrezikojnë të dalin nga jeta parlamentare. Ndalimi nga e drejta kushtetuese për të bërë koalicion parazgjedhor, do të bëjë që të “vegjlit” të mos jenë pjesë e Parlamentit të ri. Ky është skenari mes PD dhe PS. Nëse një parti e vogël e majtë apo e djathtë merr nën 3 % të votave, nuk do të marrë asnjë mandat deputeti.

Duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara parlamentare të 2013, probabiliteti që këto parti të marrin mbi 3 % të votave është shumë i vogël. Vetëm Partia Republikane dhe PDIU kanë arritur të kalojnë 3 përqindëshit, duke marrë mandate në Kuvend. Partitë e tjera të vogla, si PDS, PSD, PAD, PUK, etj, nuk përfituan asnjë mandat deputeti, pasi nuk e kaluan 3 përqindëshit e votave. Si përllogariten mandatet kur partitë garojnë të vetme dhe në koalicion? Nëse në njësi administrative janë 10 mandate, partia duhet të marrë 10 përqindëshit e votave të vlefshme, për të marrë një mandat. Por partitë e vogla e kanë të pamundur të fitojnë një mandat deputeti. Në bazë të zgjedhjeve të kaluara parlamentare, një parti që garon e vetme në zgjedhje, i duhet të marrë 10 mijë deri në 12 mijë vota për një mandat deputeti në Kuvend, ndërsa një parti në koalicion duhet të marrë 5 mijë deri në 6 mijë vota. Por, duke qenë se në këto zgjedhje do shkojnë të gjithë të vetëm, më të fituarit janë partitë e mëdha. Mungesa e koalicioneve favorizon vetëm PS, e cila do ta ketë përvete pushtetin. Por, gjithsesi, duhet parë nëse PS arrin të sigurojë 71 mandate për të mbajtur qeverinë e vetme pas 25 qershorit.

Koalicionet

Skema për partitë e vogla që dalin të vetme në zgjedhje, do ta vështirësojë marrjen e një mandati. Këto parti duhet të arrijnë të marrin 6 mijë vota në një njësi administrative, për të përfituar 1 mandat. “Numri i votave të vlefshme në nivel zone zgjedhore të secilit subjekt pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Hapi nga njëri pjesëtues tek tjetri është 1. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”, thuhet në pikën 2 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor, për subjektet që hyjnë të vetme në zgjedhje. Sipas nenit 163 të Kodit zgjedhor, për koalicionet, numri i votave të vlefshme pjesëtohet duke filluar me numrin 1 e duke përfunduar me dyfishin e numrit të mandateve në një x zonë zgjedhore. “Numri i votave të vlefshme të secilës parti pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë tek të njëpasnjëshëm, të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishit të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që përftohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”, thotë neni 163, pika 2./gazeta Sot

Comments

Ne i duam komentet
No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *