Zbardhen datat dhe oraret, ja kur Elona Gjebrea udhëtoi me Tahirin në ‘Audin’ e Habilajve

Zbardhen datat dhe oraret, ja kur Elona Gjebrea udhëtoi me Tahirin në ‘Audin’ e Habilajve

Ish-ministri i Brendshëm rezulton se më datën 08.08.2014, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, me destinacion Greqinë, në orën 09:32, përmes Portit të Sarandës. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, të cilat janë siguruar nga “Panorama”, ai ka udhëtuar me tragetin e linjës dhe nuk ka pasur të regjistruar asnjë automjet.

Në të njëjtën datë, pra më 08.08.2014, rezulton sipas sistemit TIMS të ketë dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me destinacion Greqinë, edhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.

Ajo ka dalë përmes Portit të Sarandës në orën 09:33 dhe nuk ka pasur të regjistruar asnjë automjet. Po kështu, sipas sistemit TIMS, më datë 14.08.2014, shtetasi Artan Habilaj, vëllai i Florian dhe Moisi Habilajt, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, me destinacion Greqinë. Ai ka dalë me automjetin tip “Audi”, me targë AA 003 GB, në orën 10:51.

Më datë 16.08.2014, sipas sistemit TIMS, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Qafë-Botës me automjetin tip “Audi”, me targë AA 003 GB, përkatësisht në orën 13:31 dhe 13:34.

Pra, bëhet fjalë për të njëjtin mjet që Tahiri ua kishte shitur Habilajve dhe me të cilin Artan Habilaj ka shkuar në Greqi më 14 gusht 2014. Po atë ditë, sipas sistemit TIMS, Artan Habilaj është kthyer në Shqipëri përmes Portit të Sarandës, duke përdorur si mjet transporti tragetin e linjës. Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur në kohën kur Habilajt ishin nën hetim për trafik ndërkombëtar droge.

Dt. 08.08.2014- Saimir Tahiri, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.33

Dt. 08.08.2014- Elona Gjebrea, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.32

Pra, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërisht për në Greqi me traget (pa makinë)

Datë 14.08.2014- Artan Habilaj, dalje nga Pika Kufitare Qafë Botë, Sarandë për në Greqi, me automjetin AA 003 GB, ora 10.51

Datë 16.08.2014- Artan Habilaj, hyrje nga Pika Kufitare e Sarandës për në Shqipëri, me traget, pa makinë.

Pra, Artan Habilaj del nga Shqipëria për në Greqi, në dt. 14.08.2014 me automjetin AA 003 GB dhe kthehet me traget, pa automjet

Datë 16.08.2014- Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea hyjnë në Shqipëri nga Greqia, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës, me automjetin AA 003 GB.

Ata kanë hyrë konkretisht:

-Saimir Tahiri në orën 13.31, dt. 16.08.2014

-Elona Gjebrea në orën 13.34, dt.16.08.2014

Pra, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë nga Shqipëria për në Greqi në dt. 08.08.2014 me traget, nga Porti i Sarandës (pa makinë) dhe janë kthyer në dt. 16.08.2014 nga pika kufitare e Qafë Botës me automjetin me targë AA 003 GB.

Ky automjet ka dalë për në Greqi nën drejtimin e Artan Habilaj dy ditë para kthimit të Tahiri dhe Gjebreas, konkretisht në dt. 14.08.2014.

Artan Habilaj i ka lënë automjetin Tahirit, i cili është kthyer me këtë makinë në Shqipëri, së bashku me Elona Gjebrean. Ndërsa Artan Habilaj, pasi i ka dhënë makinën Saimir Tahirit, është rikthyer në të njëjtën ditë në Shqipëri, por me traget.

Share this...
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInPin on PinterestShare on TumblrEmail this to someone