Xhafaj si Rama nuk pranon se ka përgjegjësi: Në Shqipëri vëllai im nuk do bënte burg

Xhafaj si Rama nuk pranon se ka përgjegjësi: Në Shqipëri vëllai im nuk do bënte burg

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ai ka shkelur ligjin për të mbrojtur nga ekstradimi të vëllanë.

Në një dalje për mediat, Xhafaj hodhi poshtë akuzat. Për të mbrojtur tezën e ngritur, ministri shpjegoi një moment, që sipas tij, tregon se ka pasur rastin të mbrojë të vëllanë, por ka zgjedhur të mos e bëjë.

“Ndjekja penale është parashkruar, rrjedhimisht në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Nëse im vëlla do bënte njohjen e vendimit të tij penal këtu në Shqipëri, për dënimin në ngarkim të tij sipas ligjit shqiptar, ai nuk do ta vuante atë, pasi periudha prej 4 vjetësh e mbetur për ekzekutim është në afatin 5-vjeçar të parashikuar në ligjin shqiptar. Një standard i zbatuar në praktikën ligjore shqiptare. Ishte zgjedhje e vëllait tim për t’u dorëzuar në Itali”, tha Xhafaj.